Ndodhi edhe një dramë e re në Alton Towers, pasi që aty u prish njëra nga slitat ajrore të parkut të lojërave. Hekurudha ajrore u ndalua përkohësisht pasdite e sotme me rreth 300 njerëz në ajër për 20 minuta.
Pasagjerët janë dëgjuar duke ulëritur dhe kërkuar ndihmë, teksa kishin ngecur të mbërthyer në kodrën e parë.
Air Galactica u ndal këtë pasdite dhe ka ngecur sapo kishte nisur udhëtimin. Besohet qëshak mund të jenë edhe përmbytjet. Një anëtar i stafit është parë teksa ngjitej për të siguruar njerëzit që po udhëtonin, pasi ishte rikonstrukturuar dhe rihapur në mars.
Zyrtarët në Alton Towers thanë se tashmë ajo është mbyllur. Ne ishim duke qëndruar poshtë kur ndaloi lëvizja dhe të gjithë pasagjerët ishin duke ulëritur dhe qarë, ata dukeshin të tmerruar tha Kate Smythe e cila ishte pranë me familjen e saj.
Udhëtim ka qënë 20 metër i lartë dhe ishte i njohur më parë si Air dhe ka qënë i përfolur në këtë zonë. Muajin e kaluar Slita Smiler në Alton Toëers është rihapur pas 9 muajsh që ka qëndruar e mbyllur si pasojë e aksidentit të dy të rinjve që iu shkëputën këmbët dhe disa të tjerë u plagosën.