Është dhënë këtë të martë në mbrëmje vendimi nga Gjykata për Krimet e Rënda për 9 personat e akuzuar për veprime terroriste. Të 9 personat u shpallën fajtorë dhe për të gjithë u dhanë 126 vite burg në total nga 152 burg që kërkoi prokuroria.
Denimet e dhena nga gjykata:
Bujar Hysa, 18 vjet burg
Genci Balla 17 vjet burg
Gerti Pashja 17 vjet burg
Zeqir Imeri 16 vjet burg
Orion Reci 13 vjet burg
Verdi Morava 13 vjet burg
Edmond Balla 13 vjet burg
Fadil Myslimani 2 vjet burg
Astrit Tola, 7 muaj burg
Familjarët dhe të pandehurit kanë reaguar ashpër në sallë. Ata kanë kërcënuar gjykatën, prokuroren madje edhe gazetarët. Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të qetësuar disi situatën. Të dënuarit kanë bërtitur gjatë gjithë kohës “Allahu Akbar!”