Kërcënimi/Kompozitori Dizdari: Jam kërcënuar nga segmentë të mafias së pronave, i njoh

0
152

Pas lajmit të publikuar në media mbi kërcënimin e tij, kompozitori i mirënjohur Limos Dizdari ka konfirmuar ngjarjen për mediat.

Në një konferencë për shtyp në ambientet e Qëndrës Kulturore të Artit “Dea” në Ksamil, Dizdari  tha se është kërcënuar nga individë që ai i quan “segmente të mafias së pronave”.

Me tej Dizdari tha se i njeh personat që e kanë kërcënuar por se lidhur me këtë çështje do të flasë në një moment të dytë.

Ai konfirmoi gjithashtu se i kishte dërguar mesazh kryeministrit Rama për kërcënimin dhe se ky i fundit kishte shfaqur gjithë ndjeshmërinë brenda pak minutash.

Dizdari në fjalën e tij bëri një historik të gjithë kalvarit të gjyqeve që ka kalur që nga viti 1990 e deri më sot. Sipas Dizdarit, “janë gjykatat ato që manipulojnë çështjet e pronësisë”.

Në vijim të fjalës së tij Dizdari tha se “jam ndjerë mirë pasi kam marrë mbështetje nga artistët dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve”.

Në fund të konferencës Dizdari dha një mesazh duke thënë se ” kjo që po ndodh është një fikje e dritave, unë kam ardhur këtu që të ndez drita”.

Gjithashtu nuk la pa përmendur edhe mosreagimini e forcave të rendit ku deklaroi se ” jam i pakënaqur nga mos reagimi i forcave të rendit në Sarandë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here