Nxirret trupi i pa jetë në lumin Shkumbin, policia kërkon ndihmë për identifikimin

0
206

Një person ka humbur jetën sot, pasi ka rënë në mënyrë aksidentale nga ura, gjatë kohës që ka qenë duke peshkuar, mbi Lumin Shkumbin.

Policia ka arritur të nxjerrë nga uji trupin e personit, por që ende nuk ka mundur ta identifikojë atë.

Për këtë arsye uniformat blu të qyetit të Elbasanit, kanë shpërndarë disa të dhëna të viktimës, duke kërkuar ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tij.

Sipas policisë, ai është mbi 60 vjeç, thinjosh, i bardhë, 1.75 cm i gjatë, trup mesatar, mbante të veshur një xhup sintetik të zi, një pulovër të zezë, pantallona të zeza prej teritali, çizme ngjyrë ushtarake.

Për personat që kanë informacion policia ka vënë në dispozicion edhe një numrin e kontaktit, 0694115061.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here