Partia Demokratike ka marrë vendim sot të rikthehet në Kuvend dhe në komisionet parlamentare duke i dhënë fund bojkotit 10-ditor.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, mbledhur paradite.
PD-ja i bojkotoi për 10 ditë punimet e Kuvendit në shenjë proteste ndaj përjashtimit të ish-Kryeministrit Sali Berisha me vendim të Byrosë Parlamentare.