Reperi Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit Stresi ka marrë vendimin e beftë për të hequr dorë nga muzika.
Diçka të tillë ai e ka bërë të ditur përmes një statusi në Instagram. “Dhe vjen një nga ato momente Merr atë vendim të menduar prej kohësh, dëshirë për të bërë diçka tjetër krejt ndryshe muzikës, larg botës Mediatike e rrjeteve sociale! Kemi kaluar së bashku 8 vite të mrekullueshme , ishte një pasion , ëndërr e imja që doja të realizoja dhe përjetova intensivisht falë jush . Nuk kam Asnjë Lloj pendimi, përkundrazi gjëra të reja e aventura të tjera na presin ✌! Për Asnjë Moment s’do resht së falenderuari ju që më mbështetet më ndoqet e ndatë emocione, dashuri, më qëndruat pranë e më motivuat në ditët më të mira e ato më pak të mira , më qëndruat besnik ajo që për mua është primarja në jetë !,”-shkruan reperi në Instagram. Stresi ka falenderuar fansat dhe grupin Threedots për mbështetjen dhe vlerësimet e tyre. Ai nuk ka bërë të ditur se çfarë do të bëj tani që nuk do të bëjë më muzikë, por shprehet se do të kthehet sërish pas një viti. Në statusin e tij Stresi nuk ka bërë të ditur as vendndodhjen e tij të re por vetëm që tashmë ndodhej nëpër oqeane duke udhëtuar për në destinacionin e tij të ri Dhe vjen një nga ato momente Merr atë vendim të menduar prej kohësh, dëshirë për të bërë diçka tjetër krejt ndryshe muzikës, larg botës Mediatike e rrjeteve sociale! Kemi kaluar së bashku 8 vite të mrekullueshme , ishte një pasion , ëndërr e imja që doja të realizoja dhe përjetova intensivisht falë jush . Nuk kam Asnjë Lloj pendimi, përkundrazi gjëra të reja e aventura të tjera na presin ✌! Për Asnjë Moment s’do resht së falenderuari ju që më mbështetet më ndoqet e ndatë emocione, dashuri, më qëndruat pranë e më motivuat në ditët më të mira e ato më pak të mira , më qëndruat besnik ajo që për mua është primarja në jetë ! Dua Të falenderoj me Zemër Lokun Flori Mumajesin , flm që ishe pjesë e kësaj enderre të bukur e s’reshte besuari në mua e mi le gjithnjë dyert hapur! Faleminderit të gjithë stafit threedots atyre kolëgeve që bashkëpunuam bashkë atyre që ndamë fitore, atyre që hëngra e piva e ndame edhe centet e fundit së bashku ! falenderoj familjen time që më suportoj në cdo vendim timin ! Enderra vazhdon nëpër oqeane Aty ku jam nisur në këtë moment…. Love & Peace krejteve ! Bad boy for life Stresi-Stresinjo #Kthehem#Prap#Vitin#Tjeter Me Rrespektin Më Të Madh Ju Uroj Zoti Qoftë Me Ju Në Cdo Moment Të Jetës,”përfundon postimin e tij Stresi.