Ky është momenti kur një tren që po udhëtonte 160kmh u përplas me një veturë të braktisur në një hekurudhë.
Jonathon Mather, një 36 vjeçar nga Uellsi, kishte vozitur veturën e tij në hekurudhë dhe kur kishte parë se treni po vinte, e kishte lënë atë aty.
Ai u arrestua dje dhe u dënua me 68 muaj burg, pasi gjykata dëgjoi se ai e kishte vozitur veturën në linjën hekurudhore në Staffordshire.
Nga përplasja nuk u lëndua askush në tren, po treni shumë lehtë ka mundur të dal jashtë hekurudhës për shkak të shpejtësisë së madhe – nëse nuk do të ngadalësonte pak.