Vihet në pranga “hajduti” i bankave në Tiranë

0
186

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë nr 2 kanë arrestuar në flagrancë 25-vjeçarion Daniel Bushka banues në kryeqytet. Në 2 maj rreth orës 23:30 dyshohet se ka thyer xhamin e një banke të nivelit të dytë që ndodhet në rrugën “Abdyl Frashëri” në Tiranë. Pas verifikimit të shenjave të gishtave u arrit në konkluzion se personi në fjalë ka qenë autor edhe i një sërë ngjarejesht të tjera kriminale.

1. Më datë 08.04.2016, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit B. P.

2. Më datë  06.04.2016,në rrugën “Medar Shtylla”, ka  vjedhur banesën e  shtetases A. S.

3. Më datë 19.04.2016, në rrugën “Pjetër Bogdani”, është tentuar të vidhet me thyerje banesa e shtetases K. M.

4. Më datë 27.04.2016, në rrugën “Irfan Tomini”,  është vjedhur banesa e shtetases D. K.

5. Më datë 26.04.2016, në rrugën “Sami Frashëri”, është vjedhur me thyerje, banesa e shtetasit Sh. D.

6. Më datë 24.04.2016,  në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është vjedhur banesa e shtetasit E. Sh.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të  “Shkaterrimit të pronës” dhe “Vjedhjes”, parashikuar nga Neni 150 dhe 134 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here