HISTORIA/ “Nëse do që të jetosh, duhet të bësh çfarë të të them unë”

0
158

Joshje, pengmarrje dhe dhunë për 10 ditë. Kjo është historia e një vajze 27 vjeçe nga Shqipëria.

Historia dramatike nis para disa muajt kur një emigrant shqiptar në Itali u kthye në vendin e tij. 37-vjeçari L.B., kishte vite që jetonte në vendin fqinj, ku kishte një punë në ndërtim.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri ai u njoh me një vajzë dhe i kërkoi asaj që të shkonte në Itali bashkë me të duke i premtuar se do t’i gjente dhe punë.

Vajza, e cila kishte dhe motrën në Grosseto, pranoi dhe u kërkoi para prindërve për t’u transferuar në Itali.

Pas disa javësh, ajo mbërriti në Toskana (20 prill). “I dashuri” e dërgoi në një shtëpi të braktisur në Staggia dhe më pas i mori pasaportën, telefonin, paratë dhe e mbylli brenda.

Qëllimi i 37-vjeçarit nuk ishte të niste familje me vajzën, por ta nxirrte atë në rrugë për të prostituuar.

Ai u përpoq që ta binde vajzën duke e dhunuar dhe kërcënuar.

“Nëse do të jetosh, duhet të bësh çfarë të them unë. Duhet të bëhesh prostitutë”, i ka treguar vajza policisë t’i ketë thënë 37-vjeçari.

Shqiptarja ka shpëtua falë një pakujdesi të tij, pasi para se të largohej nga shtëpia i kishte dalë telefoni nga xhepi i pantallonave.

Pasi ai u largua, vajza i telefonoi motrën menjëherë duke i thënë se po mbahej e izoluar në një shtëpi afër Poggibonsi.

Vetëm kaq pasi shqiptari sapo ka kuptuar që nuk e kishte telefonin u kthye në shtëpi dhe ia mbylli telefonatën.

Në këtë pikë, motra e 27-vjeçares i telefonoi policisë, e cila pas nisjes së kërkimeve arriti ta lokalizonte pasi një banor i tregoi se kishte dëgjuar ulërima.

Pas kontrollit në shtëpi, policia arrestoi shqiptarin ndërsa vajza ndodhet në kujdesin e motrës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here