Disa ditë më parë trashëgimtarja e Top Channel Sara Hoxha ka postuar një foto në të cilën është diskutuar se ka përdorur fotoshop për gjoksin e saj. Në një foto të postuar në profilin e saj në Instagram, Sara Hoxha, ka veshur sërish një nga fustanet e guximshëm të Astuko Kudo me dekolte të hapur. Por një komentues e ka akuzuar për përdorimin e photoshopit, duke shkruar “Photoshop i dështuar”. E në fakt ajo ka reaguar duke i kthyer komentin ndjekësve që e vunë në dyshim diçka të tillë. “ Po, kjo është egzaktësisht. Nuk kisha kohë të modifikoja gjoksin tjetër dhe mendova, përse jo një gjoks do të ishte mëse i mjaftueshëm”,-shkruan Hoxha. Por pas këtyre komenteve ajo çka bie në sy është se Sara ka mbyllur profilin e saj në Instagram.