Policia ka arrestuar në flagrancë një 21 vjeçar, pasi në orën 9:00 në fshatin Fushë Mëzes në bashkëpunim me disa persona të tjerë në autobus i kanë vjedhur 225 euro qytetarit B.K, banues në Kodër Kamëz.Arrestimi i tij u bë rreth orës 12:00 ditën e sotme. Pas marrjes nga policia u zbulua se djali kishte të bënte edhe me disa vjedhje të ndodhura disa kohë më parë. Sipas hetimeve të policisë Armando është autor i ngjarjeve 31 janar 2016, 20 prill 2016 dhe 28 prill 2016. 21-vjeçari nuk vepronte vetëm në grabitjet që bënte në urbane, por edhe me persona të tjerë. Policia ka bërë të ditur se po punon për kapjen e bashkëpunëtorëve. Jetaoshqef.al ka publikuar disa herë raste të vjedhjes ne urbanët e Tiranës, me video apo foto të ardhur nga raportuesit tanë.