Dikur pompat e benzinës dhe të naftës në stacionet e furnizimit publik ishin të ngjashme dhe kjo e bënte shume frekuent gabimin e mësipërm, por edhe sot, kur ato janë të dukshme dhe dallueshme vizualisht, gabimi nuk përjashtohet.
Dhe në këtë rast, pasojat janë të renda, veçanërisht nëse në makinën me naftë kemi hedhur benzinë. Në këtë rast, gjeja më e mire është që nëse e kapim shpejt gabimin, të mos e ndezim motorin, të thërrasim makinën tërheqëse dhe ta dërgojmë tek mekaniku, i cili e zbraz serbatorin dhe e pastron mirë. Por nëse e ndezim motorin, kemi shkaktuar një dëm të madh të motori.
Nëse normalisht në një motor me naftë, karburanti i duhur lubrifikon sistemin e injeksionit, përkundrazi, benzina shkatërron shtresën lubrifikuese të mureve dhe në këtë rast dëmi përfshin shumë pjesë të motorit, si valvola, pistona, filtra të cilat duhet të zëvendësohen të gjitha.
Më i vogël është dëmi kur ndodh e kundërta, pra kur në një motor me benzinë hedhim naftë. Në këtë rast, edhe nëse ne serbatorin bosh kemi hedhur rreth 5 litra naftë, mjafton që këtë ta mbushim plot dhe pastaj kur ai të jetë në gjysmë, të bëjmë edhe një mbushje tjetër plot, dhe e kemi kaluar lumin.
Në rast se e kemi mbushur plot me nafte që në fillim, siç thamë edhe më sipër, gjëja më e zgjuar do të ishte zëvendësimi i karburantit tek ofiçina, pasi në rast të kundërt, vaji i naftës do te dëmtojë kandelat dhe filtrat, marmitën katalitike dhe përzierësin e ajrit me karburantin.