Një 29-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident me makinë në Itali. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së premte, ndërsa ka ndërruar jetë shtetasja me inicialet R. L.
Aksidenti ka ndodhur në rajonin Valenzatico në Quarrata. Sipas policisë 29-vjeçarja ka humbur kontrollit e makinës dhe është përplasur me murin ndarës të autostradë.
Më pas mjeti është përmbysur. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupin e 29-vjeçares nga makina. Sipas hetimeve të para të policisë aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë dhe për shkak të motit të keq.