Devis Hisa 23 vjeç dhe Erid Disha 22 vjeçar, janë dy shqiptarët që u vunë në pranga nga policia italianë ditën e djeshme.
Së bashku me një biznesmen italian, edhe ai i arrestuar në Rimini, ata akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.
Shqiptarët dhe biznesmeni David Roberto 41 vjeç u kapën me drogë me vlerë 300 mijë Euro. Agjentët italianë ndoqën një makinë që drejtohej nga njëri prej shqiptarëve, i cili u takua me shokun e tij dhe biznesmenin italian.
Gjatë momentit të takimit, ata shkëmbyen 30 kilogramë kanabis sativa, vlera e së cilës shkon në rreth 300 mijë Euro. Gjatë kontrollit trupor, shqiptarëve iu gjetën edhe 50 gram kokainë.