Të gjithë familjet të cilat janë prekur nga ndërtimi i “Unazës së Madhe” në Tiranë në segmentin “Komuna e Parisit e Rruga e Kavajës”, është marrë vendim i ri nga Këshilli i Ministrave për pagesën e qerasë për këta familje. “Vlera shtesë për pagesën e qirasë për subjektet e shtuara në lidhjen e re, në masën prej 12 150 000 (dymbëdhjetë milionë e njëqind e pesëdhjetë mijë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2016. Afati dyvjeçar për përfitimin e qirasë prej këtyre subjekteve nis nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Vendimi tashmë ka hyrë në fuqi dhe është botuar në fletoren zyrtare” thuhet në vendim.