SHBA në rrezik, shkencëtarët japin alarmin për tërmete të fuqishëm

0
181
Shteteve të Bashkuara po u shembet toka nën këmbë. Në këtë përfundim mbërrin studimi i një grupi shkencëtarësh që paralajmërojnë rritje të aktivitetit sizmik në ta ardhmen në jug-lindje të vendit.

Bëhet fjalë për shembje të mantelit të asaj që njihet si Pllaka e Amerikës Veriore. Shkencëtarët besojnë se pjesë të mëdha të këtij manteli po këputen dhe po bien në thellësi të Tokës duke shkaktuar në sipërfaqe lëkundje sizmike.

Studimi bazohet më së shumti në të dhënat e grumbulluara që prej vitit 2011, ku është vërejtur një rritje e aktivitetit sizmik në këtë zonë të SHBA-ve, që sizmiologët deri më tani e fusin në zonat e qeta.
Autorët e studimit arrijnë në përfundimin se procesi i shkërmoqjes së mantelit të pllakës vazhdon dhe kjo mund të prodhojë të tjera tërmete në të ardhmen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here