Hetimet e detajuara përkitazi me zhdukjen e aeroplanit të Malajzisë më 8 mars të këtij viti, tregojnë se të dhënat për fluturimin, për rrugën, pasagjerët dhe ngarkesën nuk janë të sakta. Hetimet thonë se brenda ishte një ngarkesë e panjohur pre mbi dy tonelatave, raporton Daily Mail.
Drejtori i Malaysia Airlines, Ahmed Yahyi, ka thënë se në aeroplan kishte mbi 4.5 tonë të frutave ekzotike dhe një ngarkesë prej 200 kilogramëve të baterive të litiumit – në një pjesë të veçantë të kontejnerit.
Pikërisht kjo deklaratë që dhënë në fund të marsit, ka shkaktuar dyshime. Shifrat të cilat ai i prezantoi nuk përputhen me manifestin e publikuar. Ndërsa, të dhënat për 239 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit nuk kanë ndryshuar.
Në manifestin e publikuar thuhet se kompania NNR Global në aeroplan, në kontejnerin e ndarë ka vendosur 133 objekte identike në total të peshës prej 1.99 tonëve dhe 67 objekte tjera me 463 kilogramë, që bashkë japin masën prej 2.4 tonë – pra, 2.2 tonë më shumë se që është thënë në fillim. Po ashtu, në manifest nuk ceket se për çfarë objektesh është fjala, por është e qartë se shifrat nuk përputhen.
Edhe kur merret parasysh pesha e ngarkesës, ku thuhet se gjendeshin bateritë e litiumit, mbetet e panjohur pjesa tjetër e ngarkesës. Nga Malaysia Airlines më herët u tha se bateritë ishin mbushëse dhe se kishte “radio-pajisje” tjera, por meqë dallimet në shifra janë shumë të mëdha, dyshimet vetëm se shtohen.
Është e njohur se në fluturimin MH370, në mesin e udhëtarëve ishin 20 persona të punësuar në një kompani të Teksasit që prodhon gjysmëpërçues dhe komponentë të teknologjisë së lartë për sistemet e armëve dhe aviacionit. Ka pasur teori që pikërisht ky grup i udhëtarëve, që ndërlidhet me ato “radio-pajisje”, kanë mundur të përdoren për aterrim “të padukshëm” të aeroplanit në lokacion të pazbuluar.
Një zëdhënës i Malaysia Airlines ka refuzuar të japë përgjigje për ngarkesën.
“Nuk mund t’ju them asgjë, sepse hetimi po vazhdon. Këshilltarët ligjorë kanë thënë se për këtë nuk duhet të flasim”, ishte përgjigja e tij.
Ai ka refuzuar të tregojë po ashtu se kush është prodhues i ngarkesës, të asaj që kanë quajtur se janë bateri të litiumit, duke shtuar se “fjala është për informata sekrete”