Tre persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, mes tyre edhe një femër e shpallur në kërkim për prostitucion.
Të arrestuarit janë Hajri Balla 53 vjeç, banues në Rreth, Shijak, pasi Gjykata e Venecies ka nxjerrë urdhër Arresti Nr. 11578/12, datë 15.08.2015, për veprën penale”Trafikim i lëndëve narkotike”parashikuar në nenet 10, 73, 74 të Kodit Penal Italian.
Fortuz Hajri 24 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, pasi Gjykata e Venecies ka nxjerrë urdhër Arresti Nr. 11845/12 RG GIP datë 15.08.2015, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal në Trafikimin e lëndëve narkotike” parashikuar në nenet 73, 74, 77 të Kodit Penal Italian.
Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetases në kërkim E.I. 34 vjeçe, banuese në Durrës, në vijim të operacionit të koduar”Arkidea” të 13 prillit 2016, ku u arrestuan në flagrancë 14 shtetas: Pronarë hotelesh, tutorë dhe prostituta e u proceduan në gjendje të lirë 15 shtetas.
Në ngarkim të saj, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka nxjerrë Urdhër Ndalimi për veprën penale “Prostitucion”të parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal.