I vodhën fjalëkalimin e Facebook, shantazhonin me foto intime gjimnazisten, arrestohen tre adoleshentët

0
148

Gjimnazistes se shantazhuar me video e foto intime nga 3 adoleshentë që dje u ndaluan nga Policia e Tiranës, iu vodh fjalëkalimi i profilit në FB në një qendër interneti, pasi kishte komunikuar me të dashurin e saj në Itali.

Vajza 19-vjeçare, me iniciale E.P., ka bërë një kallëzim më datë 25 mars të këtij viti, duke pohuar se disa persona të panjohur po i bëjnë shantazh për t’i publikuar fotot intime të saj.

Këto fotografi i ishin vjedhur nga profili i saj në “Facebook”, nga mesazhet që ajo kishte shkëmbyer me të dashurin, i cili jeton në Itali. Në këmbim të mospublikimit të tyre, autorët kërkonin 300 mijë lekë.

Në të kundërt, fotografitë e saj nudo, do t’i postonin në rrjetet sociale. Të dyshuarit, 19-vjeçari Sokol Kraja, i cili u arrestua në zbatim të vendimit të Gjykatës dhe dy 18- vjeçarët E.S. e A.B., që u lanë të lirë, i bënin shantazh 19-vjeçares nëpërmjet adresave të ndryshme fiktive që kishin hapur në “Facebook”.

Ndërsa burimet thanë se ata kishin arritur të futeshin në profilin e saj, duke i vjedhur fjalëkalimin në një qendër interneti pranë Rrugës së Dibrës, ku ajo kishte qenë para tyre, duke folur me të dashurin që kishte në Itali.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here