Ja si sillet policia shqiptare me qytetarët, përleshje të ashpra (Video)

0
155

https://youtu.be/3JdCZU4VvyU

Sjellja e policëve ndaj qytetarëve vijon të mbetet një problematikë. Ka raste ku fajin e ka qytetari, por në shumtat e situatave ajo që bie në sy është mënyra sesi punonjësit e policisë komunikojnë që lë shumë për të dëshiruar.

Një banor në Babrru ka raportuar shqetësimin e tij duke e ilustruar me një video, në të cilën duken punonjësit e policisë së Bashkisë së Kamzës që përleshen me banorët.

Raportuesi shprehet se banorët nuk janë kundër këtij projekti, por duan të informohen se çfarë do bëhet me ta, por përgjigja që marrin është “do shkoni në komisariat” apo “kjo punë është mbyllur”.

“Asnje person ne këte video esht kunder punimeve, por nuk kane asnje informacion se cfare po ndodh. Kjo ndodhi para pak minutash ne Babrru, pjese e bashkise Kamez. Aty duan te bejne nje rruge rreth 8 metra,kur as rruga Nacionale nuk i kalon 7 metra,po ne kete rruge kane bere prishje te mureve dhe i kane lene siper trotuareve pa i rregulluar. Ato drejtues qe erdhen aty nuk na paraqiten asnje projekt e asgje. Kjo sigurisht eshte vjedhje e fondeve per rrugen, qe sic ju thash dhe me lart i prishin dhe thone rregulloni ju,ne rregull me kaq, i prishen i rregulluam dhe tani i prishen perseri. Un videon e solla sepse aty u perdor dhune, vetem aq munda te filmoj sepse policia nuk na lejonte te filmonim, duke na shtyre dhe perplasur telefonat ne toke”,  thotë raportuesi.

“Ca lesh sqarimi do”, djali thotë se këto janë fjalët e policit duke shtuar: Po e thote polici,dhe kane share e shtyre shume po sic e pate dhe ju nuk na linin ti filmonim, njeri nga ato me goditi dorën qe kisha telefonin”.

“Hiqi durt, mos më prek me dorë, njeri je ti njeri unë. O shoku mos shty ore. Ca je tu bo mor ti”, janë këto disa nga fjalët që dëgjohen në video.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here