Banditët e ISIS kanë hedhur nga një ndërtesë një djalë të identifikuar prej tyre si homoseksual që ta shikojnë fëmijët e vegjël.
ISIS ka kryer një ekzekutim barbar të një të riu i cili mendohet të ketë qënë homoseksual duke e hedhura atë nga maja e një ndërtese të lartë.
Sipas burimeve lokale i riu është dënuar për “homoseksualitet” vepër e kuajtur krim dhe për këtë është dënuar nga një grup militantësh duke e hedhur nga 5 kate ndërtesë në zonën e Manbij në Aleppo. Ngjarja ka ndodhur në syrin e një turme të madhe njerëzish të shoqëruar dhe nga dhjetra fëmijë. Pamjet tregojnë se si ISIS e ka lidhur duart dhe sytë viktimës që të mos shohë asnjë gjë.
Ata e shtyjnë djalin nga ndërtesa dhe pas rënies në tokë ai gjuhet me gurë nga turma e cila shan me zë të lartë.
Banorët e Manbijt ishin mbledhur për të dëshmuar ekzekutimin e një njeriu të dënuar për “homoseksualitet”. Kjo nuk është hera e parë që ISIS ekzekuton në mënyrë makabre persona të gjetur fajtorë për homoseksualitet.Standard.al