Është identifikuar shqiptari 18-vjeçar i cili mbrëmjen e 13 prillit në një lokal në Itali qëlloi me gotë në fytyrë një polic duke i shkaktuar atij plagë të rënda në kokë, me 15 të qepura në spital. Sipas mediave italiane, gjatë ditës së djeshme policia ka vënë në pranga edhe një shqiptar tjetër, 23-vjeçarin Fatmir Muhaj, i përfshirë edhe ai në ngjarjen e dhunshme ndaj policit, raporton Express. Ngjarja Fatmir Muhaj u ndalua nga policia, pasi po i jepte makinës pa qenë i pajisur me patentë. I riu i kishte dhënë gjeneralitete të rrema agjentit, dhe është larguar, duke mos pasur mundësi të identifikohet. Një ditë më pas, agjenti i policisë, e ka njohur shqiptarin rastësisht në një dyqan, dhe i është afruar atij për ta identifikuar. Shqiptari reagoi dhunshëm duke kërcënuar me vdekje policin dhe kolegun e tij. Po atë mbrëmje, në një lokal në “Oltrisarco”, shqiptari e kishte kërcënuar sërish policin, ‘mbështetur’ edhe nga 4 persona të tjerë. Por jo vetëm kaq, një 18-vjeçar shqiptar, i identifikuar dhe denoncuar dje nga policia italiane, e ka qëlluar policin me gotë në kokë. Edhe këtë radhë shqiptarët kanë mundur t’ja hedhin paq duke mos u kapur nga policia. Të mërkurën, Fatmir Muhaj është pikasur nga një patrullë policie teksa hipte në një autobus në Bolzano. Policia lëshoi alarmin por pra ai arriti të shpëtonte. Ndërsa gjatë ditës së djeshme në mesditë, ai u ndalua në rrugën “Roma”, ndërsa ishte duke ngrënë një picë.
Home Aktualitet Kronikë Itali/ Arrestohet shqiptari që dhunoi një polic, arrestohet teksa hante picë