‘Santiago Bernabeu’, i ka dhënë lamtumirën Alvaro Arbeloas, i cili do të largohet nga Real Madridi pas këtij edicioni
Në fitoren prej 3:2 të Realit ndaj Valencias, Arbeloa luajti më shumë se 10 minuta – që në fakt kjo ishte vetëm sa për t’u përshëndetur me tifozët në Bernabeu, pasi veterani spanjoll po largohet nga dhjetë herë kampionët e Evropës. Njëherit kjo ishte edhe ndeshja e fundit e Realit në shtëpi për këtë edicion.
Përveç tifozëve që kishin përgatitur diçka speciale për të, edhe lojtarët në fushë përshëndetën spanjollin. Derisa 33 vjecari bëri të ditur se e ardhmja e tij është larg Spanjës, pasi nuk mund të vesh fanellë tjetër.
“Lirisht mund të them se kam fituar gjithçka me klubin më të mirë në botë. Kam fituar gjithë titujt e mundshëm që janë për t’i fituar me Real Madridin”, ka thënë Arbeloa.
“Nuk do të luaj në Spanjë. Nuk mund të vesh një fanellë tjetër përveç Real Madridit”, ka shtuar veterani spanjoll.
Gjatë shtatë viteve qëndrimi në Madrid, Arbeloa ka bërë 233 paraqitje për Realin në të gjitha garat, duke shënuar edhe gjashtë gola.
Spanjolli ka fituar shtatë tituj me ‘Los Blancos’: Ligën e Kampionëve, La Ligën, Superkupën e Spanjës, Kupën e Botës për Klube, Superkupën e Evropës dhe dy herë Kupën e Mbretit.
https://www.youtube.com/watch?v=_fMpqLE6Qhc