Është identifikuar trupi i pa jetë i shqiptarit i cili u gjet sot në mëngjes në Igumenicë, Greqi.
Viktima është Bledar Terpollari, 25 vjeç, nga Skrapari.
Trupi i pajetë është gjetur nga fermerë të zonës dhe sipas policisë i është prerë koka. Shqiptari u gjet i vdekur në zonën e Gliki në veri të Greqisë, në krahinën Thesproti në Igumenicë, ndërsa dyshohet se shkak i vrasjes së tij mendohet të jetë prishja e pazareve të drogës.
Policia po heton për shkaqet dhe autorët e kësaj ngjarje horror.
Sipas dëshmive të banorëve të zonës, viktima kishte shkuar në atë fermë rreth 2 muaj më parë për të kërkuar punë. Ai kishte nisur të punonte si bari në një fermë të quajtur ‘Breeder” dhe trupi është gjetur nga pronari i tij.