Leicester feston titullin, Ranieri përlotet

0
148

Leicester fitoi titullin e parë kampion në histori, pas ndeshjes së fituar 3-1 me Evertonin përpara publiukt të saj. Një festë e jashtëzakonshme nga ekipi i dhelprave, që realizoi dicka që do të jetë shumë e vështirë të përsëritet në futbollin modern. Në “King Power Stadium” emocionet ishin të mëdha në momentin kur kapiteni xhamajkan Morgan ngriti lart trofeun bashkë me trajnerin Ranieri, që ishte heroi i vërtetë i festës së Kampionëve të rinj të Premier, aq sa ka merituar dhe nofkën “Kumbari”. Festa e Lecester u përshëndet dhe nga këngëtari i njohur Andrea Bocelli që këndoi përpara mjëra tifozëve të entuziasmuar. Festa e titullit megjithatë për Leicester vazhdoi dhe në sallën e konferencave për shtyp, ku Fuchs ndërpreu konferencën e Ranierit duke e larë këtë të fundit me Shampanjë përpara gazetarëve. Një përfundim i një sezoni të denjë për Leicester që dhuroi një nga përrallat më të bukura në historinë e futbollit dhe ndoshta dhe  më të papërsëritshmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here