Vdekja e dy fëmijëve në aksident, vendimi i turpshëm i gjykatës

0
155

Mungesa e elementëve të sigurisë në rrugë dhe ndërprerja e barrierave anësore prej llamarine, dyshohet të jetë shkaku kryesor për tragjedinë e familjes Negollari, e cila humbi dy fëmijët e saj në një aksident.

Ngjarja nxiti prokurorinë të hetojë për sigurinë e rrugës, por gjatë hetimit ka dalë në dritë një vendim gjykate tepër i veçantë. Sipas Prokurorisë së Kavajës, gjykata në këtë qytet ka vendosur që të mos bllokohet me trafikndarëse rruga e re, duke favorizuar një pikë karburanti.

Në Gjykatën e Kavajës nuk e mbajnë mend një vendim të tillë, por për banorët e zonës, që jetojnë pranë vendit ku humbën jetën dy fëmijët Dritan dhe Aliçe Negollari, thonë se ajo është një vend aksidentesh.

“Në këtë vend bëhen gjithnjë aksidente për shkak të mungesës së bordurave”, thotë një prej tyre.

Sipas specialistëve rrugorë, pavarësisht pakujdesisë së drejtueses së mjetit, Silva Negollari, aksidenti nuk do ishte tragjik nëse barrierat mbrojtëse nuk do të mungonin.

Pjesa e prerë e barrierës ka depërtuar brenda mjetit duke shkaktuar vdekjen e dy të miturve. Familja Negollari është zhvendosur në zonën e plazhit në Durrës, pranë banesës kryefamiljari nisi ndërtimin e një godine pa leje në tokën e vetë.

I arrestuar për ndërtim pa leje, ai ndodhej në burgun e Rrogozhinës në pritje të vendimit gjyqësor, por pas aksidentit Gjykata e Kavajës, me kërkesë të prokurorisë, vendosën ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij në “detyrim paraqitjeje”.

Bashkëshortja e tij, ditën e aksidentit ishte nisur pranë familjes në fshatin Gërmenj të Kavajës dhe pas aksidentit është nën kujdesin e mjekëve për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here