Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj bisedoi dje, me gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin Opinion.
Deklaratat kryesore të tij ishin:
Për prerjen e pemëve dhe betonizimin e Parkut
- Aty nuk janë prerë pemë. Në foto jepen krasitjet e pemëve, mos bëni si gjithologë.
- Në Parkun e Liqenit krasiten çdo ditë qindra pemë, kam procesverbalet për të gjitha, disa janë të kalbura, të përkulura, disa janë rrezik t’i bien dikujt në kokë. Ne kemi mbjellur 11 mijë pemë në nëntë muaj në Tiranë.
- Treni nuk mund të eci në llucë, ndaj është bërë ai bazament betoni.
- Një mur alpinizmi kur fëmijët shtriqen me gjymtyrët e tyre dhe fillojnë kacaviren, nëse nuk ka bazament bie.
- Unë nuk kam asnjë interes personal se nuk kam fëmijë që do të luajnë aty, por jam i përgjegjshëm për fëmijët e Tiranës.
- Në 1 qershor do të hapet këndi i lojrave dhe ajo do të jetë dita e gjykimit tim.
Për Presidentin e Republikës
- Presidenti zgjodhi të hyjë në park me eskortë, duke hypur mbi pistonat e bashkisë si gorrillë.
- Në qoftë se Presidenti lë drejtësinë e merret me kalamajtë atëherë kjo e kalamanizon Presidentin.
- Në cilin vend të botës, Presidenti zgjedh të behët drejtor i komunales së Bashkisë?
- Presidenti i Republikës nuk është i zgjedhur nga populli, Kryebashkiaku po.
- Gjithmonë kam besuar që përtej një njeriu tahmaqar për pronën e kishës në Elbasan, përtej një njeriu të ligë, të ligë kundër Visar Zhitit në ambasadë, e them me plotë gojë: Jam shkelur në besë nga ai.
Për qytetarët që e kritikojnë, mes të cilëvë shumë shokë të tij
- Ti e shikon se kush e shan kryeministrin sot? Ata që rrinin me të tek Bar West e thonë ky u bë kryeministër, ne ngelëm akoma këtu duke komentuar udhëheqësit. Shqipëria kjo është.
- Po të ishin histori suksesi [shokët e mi] do më thoje shiko se këta shokët e tu të klasës e të bankës që bënë këto suksese të mëdhaja, tani po flasin dhe për parkun. Por të më thuash që të komentoj për një katalog dështimesh, kjo nuk qëndron.
- Ata janë disa njerëz të paaftë që unë më parë i kam patur në staf, por që nuk i mora në stacionin tjetër sepse nuk e meritonin. Ata kanë krijuar grupin e inatcorëve të Erionit.
- S’do bëj babysitting dhe dado të çdo egoje të sëmurë që mund të jetë mërzitur në Tiranë.
- Për qytetarët ka një proces demokratik që quhet zgjedhje; kur dikush del dhe thotë ky është propozimi im e më pas votohet për të vënë në jetë këtë plan, duhet ta bëjë këtë gjë.
- Unë jam njeri më tolerant në këtë qytet. Po të më fyesh inteligjencën dhe të më shash punën aty nuk të fal.
- Mos më krahaso me Enverin se nuk jam në atë nivel.
Për prishjen e asamblit muzeal të Sheshit “Nënë Tereza” dhe prishjen e fasadës së Stadiumit “Qemal Stafa”.
- Je manipulator, Je manipulues. Ta shpejgoj pse. Po krahason 100 vjet perpara me tani. Je spekulant në kuptimin e mirë të fjalës. Nuk po ndryshojmë këtë gjë idilike romantike, se kjo nuk ekziston më. Në mes të sheshit njerëzit po hajnë sufllaqe. Fasada e stadiumit do të ruhet brenda.
Për projektin e ri të Sheshit “Skenderbej”
- Sot të gjitha rrugët e Tiranës janë piramidë. Sheshi do ketë një tendencë piramide. Sheshi do të ketë 120 shatërvanë.
Për akuzat e imitimit të fotove të Presidentit Obama.
- Akuzat vijnë nga ata që e kanë humbur pushtetin dhe rrinë gjithë ditën në Facebook. Janë njerëz impotent politikisht. Unë takoj në ditë 150 njerëz drejt për drejt.