Të gjithë kemi dëgjuar për “Lulen mos më prek”, por pak e kanë idenë se çfarë lloj bime është ajo. Në emrin shkencor kjo njihet ‘mimosa pudica’. Në latinisht ‘pudica’ do të thotë e turpshme.Dimë gjithashtu se kur dora e njeriut prek gjethet e saj, lulja mbyllet. Kjo bëhet për të mbrojtur veten nga dëmtime dhe pas disa minutash ajo rihapet.
Ajo mund të gjendet në Amerikën e Jugut dhe Qendrore; në Azi, në vende të tilla si Tailanda, Indonezia, Malajzia , Filipinet, dhe Xhamajka, shkruan Shqip.
Ajo rritet kryesisht në zonat qeta me hije, nën pemë ose shkurre. Në po ju paraqesim një video se si reagon në të vërtetë kjo lule.