Nasa bën me dije se teleskopi i saj Kepler ka zbuluar 1,284 planete të reja, 9 prej të cilave mendohet të jenë të banueshme.
Ky numër është sa shumëfishi i planeteve ekzistuese që janë zbuluar nga teleskopi “symprehtë”.
Në total numri i planeteve jashtë sistemit diellor tanimë shkon në 3,264 – dhe astronomët nuk kanë arritur të dallojnë asnjërin prej tyre që nga viti 1989.
Nga 1,284 planetet, rreth 550 mendohet të jenë me sipërfaqe shkëmbore si toka.
Nëntë prej tyre janë të banueshme dhe kanë temperatura që lejojnë ekzistencën e ujit.
Ellen Stofan, shkencëtar i Nasa, tha: “Ky zbulim i madh na jep shpresë se diku në hapësirë ndodhet një yll i ngjashëm me tonin dhe ne mund të zbulojmë një tokë tjetër”.