Nga zgjedhjet vjen drejtësia/ PD vendos si kusht absolut reformën zgjedhore, zbardhet debati në grupi

0
148

Basha: Reforma zgjedhore kusht absolut i PD, pa zgjedhje të lira e të ndershme s’funksionon asgjë

 

Demokratët zhvilluan një mbledhje me dyer të mbyllura në të cilën kanë diskutuar lidhur me reformën zgjidhore dhe atë në drejtësi ndërkohë që nuk kanë munguar debatet brenda kampit blu

 

Ambrozia Meta

 

 

Demokratët vazhdojnë të këmbëngulin për reformën zgjedhore, atë që lideri I opozitës edhe më herët e ka cilësuar si prioritet mbi prioritete. Pas mbledhjes së djeshme së grupit parlamentar të PD, Lulzim Basha, kryetar i kësaj force deklaroi 3 parakushtet që kushtëzojnë dhënien e votës pro për reformën në drejtësi. E kemi bërë të qartë se pa një reformë zgjedhore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme asgjë tjetër nuk do të funksionojë normalisht në këtë vend. Edhe sot kemi qenë pjesë dinjitoze e përpjekjes për reformën në drejtësi, pa propagandë dhe shtirje siç bëjnë ata që thonë do ta votojmë pa e lexuar, por me seriozitetin që meriton reforma në drejtësi jemi angazhar dhe do vazhdojmë të angazhohemi.Por zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe gjithçka që ka të bëjë me zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioritet i prioriteteve dhe ua kam thënë dhjetra herë. Si të tilla janë dhe mbeten kusht absolut i PD dhe opozitës për gjithçka tjetër në këtë vend,”- tha Basha. Kryeopozitari  shpalosi platformën që sipas demokratëve do të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme që përfshin votimin elektronik, kontrollin e financave për partitë politike gjatë fushataës dhe hapsirë të barabartë mediatike për të gjitha subjektet zgjedhore. “Sot, PD finalizoi diskutimet për platformën tonë elektorale, në kuptmin e procesit zgjedhor. I propozojmë komisionit votimin elektronik, kontrollin e financave të partive e kriminalizimin e donacioneve private, kufizimin e shpenzimeve në fushata elektorale, të cilat janë para korrupsioni apo krimi, lirinë e medias dhe hapësirën e barabartë të partive politike në hapësirën mediatike e parametra europianë për zgjedhje të lira e të ndershme,” – theksoi kreu demokrat. Basha nënvizoi se për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme kusht është një qeveri teknike. “Parametri i parametrave mbetet një qeveri teknike.Edi Rama është faktuar botërisht si një person jo në gjendje për të garantuar zgjedhje të lira dhe ndershme.Një qeveri teknike është parakusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme.Së shpejti do finalizojmë qëndrimin tonë për proçesin zgjedhor bashkë me aleatët tanë dhe brenda kësaj jave apo fillimin e javës së ardhshme në Komisionin ad-hoc për reformën zgjedhore mazhoranca të ketë të parashtuar në mënyrë profesionale standartin europian të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme,’’ – vuri në dukje kreu i PD-së. Në javët në vazhdim partia Demokatike së bashku me aletatë e saj do të finalizojnë përfundimisht qëndrimin e tyre në lidhje me procesin zgjedhor.

 

Basha: Portal i posaçëm për denoncimin e të inkriminuarve

 

Partia Demokratike ka ndërmarrë një tjetër nismë për të denocuar zyrtarët e inkriminuar duke vënë në ndihmë të qytetarëve një portal të posaccëm në të cilin mund të raportojnë. Lajmin e bëri të ditur vetë lideri i të djathtëve Lulzim Basha, i cili e cilësoi këtë portal një mënyrë për të vënë në zbatimin ligjin e dekriminalizimit. “Partia Demokratike fton të gjithë qytetarët shqiptarë të bëhen pjesë e zbatimit të këtij ligji duke denoncuar pranë një portali të posaçëm që do të hapim që prej ditës së nesërme me informacione konkrete çfarë dinë ata për zyrtarët e inkriminuar në fshatin, qytetin, rrethin, qarkun e tyre, në çdo nivel nga drejtorë e zyrtarë ujësjellësash e deri tek anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë, apo ministrat e kabinetit “Rama-Meta”. I ftoj pra qytetarët që duke filluar nga dita e nesërme të bëhen pjesë e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit. Së bashku ta bëjmë këtë ligj efektiv duke i larguar siç e meritojnë nga politika dhe nga vendimmarrja njerëzit me rekorde të tmerrshme kriminale,” – deklaroi Basha.

 

Debatet

 

Mbledhja e grupit parlamentar të partisë Demokratike nuk ka kaluar pa debate. Ndërkohë që kryefjalë e mbledhjes së demokratëve ka qenë reforma zgjedhore debati është përqëndruar edhe tek reforma në drejtësi. Burime brenda selisë blu bënë me dije zhvillmet me dyer të mbyllura ku deputetët Astrit Patozi,Genc Ruli, Arben Imami dhe Jozefina Topalli  kanë kritikuar qëndrimin dhe bisedimet e PD në lidhje me reformën në drejtësi. Mësohet se ish kryetarja  e kuvendit Topalli shprehu rezerva në lidhje me pjesmarrjen e ambasadorëve në mbledhjen e grupit parlamentar.  Deputeti Arben Imami ka diskutuar ecurinë  25 – vjeccare të reformës në drejtësi ndërkohë që Genc Ruli u shpreh se opozita duhet të kishte përgatitur një draft të vetin për reformën në drejtësi. Ndërkohë  Astrit Patozi ka kërkuar garanci për zgjedhjet e ardhshme duke e konsideruar reformën në drejtësi të pakrakësueshme me rëndësi që paraqesin zgjedhjet për opozitën. Ja debattet e zhvilluara jashtë syrit të medias në mbledhjen e demokratëve. I ndryshëm ka qenë mendimi i ish kryeminsitrit Berisha dhe Eduard Selamit të cilët mësohet se e kanë mbështetur annazhimin e ambasadorëve për reformën në drejtësi.  Ja debatet që u zhvilluan larg syrit të mediave, në mbledhjen e grupit parlamentar të demokratëve.

 

Jozefina Topalli: Është rast unik në botë që një ambasador të thërrasë në mbledhje një grup parlamentar.

 

Lulzim Basha: SHBA ka qenë mbështetëse kryesore dhe s’kemi pse të kompleksohemi. Paradigmat që vijnë për të marrë diçka që s’e marrin dot nga kryetari është gabim. Ambasada e SHBA-ve na ka ndihmuar për Komisionin e Venecias, për Byronë që Rama e donte nën sqetull. U kemi qëndruar dhe do t’u qëndrojmë fort parimeve.

 

Eduard Selami: Përfshirja e ambasadorit amerikan Donald Lu në proçesin e reformës në drejtësi ka qenë thelbësore. Pjesmarrjen e tij në mbledhjen e grupeve parlamentare nuk duhet të na kompleksojë

 

Genc Ruli: Partia Demokratike duhet të paraqiste një draft të vetin për reformën në drejtësi

 

Arben Imami: Edhe unë mendoj se partia në këtë rast duhej të mbante një qëndrim tjetër

 

Lulzim Basha: U kemi qëndruar parimeve që në fillim dhe jemi ballëlart për çfarë kemi arritur, duke iu referuar vendimit të “Venecias” dhe Byrosë, që janë në sinkron me qëndrimet e opozitës.

 

Astrit Patozi: Cilido qoftë fati i saj, ne duhet të përqendrohemi te garancitë për zgjedhjet e ardhshme. Reforma në drejtësi është e pakrahasueshme me to. Zgjedhjet janë sfida jonë reale. Nëse shkojmë vitin e ardhshëm në zgjedhje si në dy herët e fundit, atëherë do të asgjësohemi. Nuk kishim zgjidhje tjetër. Është pasqyre e katandisjes së Shqipërisë. Nuk më pëlqen që ata të vijnë në mbledhje, dhe për këtë ne jemi më pak përgjegjës se mazhoranca.

 

Lulzim Basha: E kemi bërë të qartë se pa një reformë zgjedhore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme asgjë tjetër nuk do të funksionojë normalisht në këtë vend.

 

Astrit Patozi: Duhet ta kishim ngritur më përpara idenë e reformës zgjedhore. Unë për vete e kisha më të lehtë të bëhesha budist, sesa të pranoja këtë lloj trysnie. Kemi edhe ne përgjegjësinë tonë që reforma në drejtësi u kthye gati në një fe apo ideologji sunduese. Po kjo tashmë ka kaluar dhe duhet të shohim përpara. Tani që arritëm në këtë pikë, duhet të marrim vendimet e duhura.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here