Francezi pas dënimit nga Cas nuk do të jetë më në krye të institucionit tē futbollit europian
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i redukton skualifikimin Michel Platini nga 6 në 4 vjet në lidhje me cështjen për pagesën prej 2 milionë Eurosh që i ishte bërë nga FIFA e Blatter, sic pretendoi Platini për një konsulemcë nga ana e tij. Mjaft i rëndsishëm është fakti se avokatet e Michel Platini bënë të ditur zyrtarisht lajmin se francezi do të japë dorëheqjen nga presidenca e UEFA-s me rastin kongresit të ardhshëm të organizmit europian të futbollit. 21 dhjetorin e kaluar Platini u pezullua për 8 vjet, bashkë me ish presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter, pas hetimit në lidhje me pagesën prej 2 milionë Frangash zvicerane që ju krye në vitin 2011 francezit nga ana e FIFA-s për një shërbim të kryer një dekadë më parë. Vendimi më pas u reduktua në 6 vjet pezullim në Komisionin e Apelit të FIFA-s në shkurtin e kaluar. Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë Mishel Platini ka shpëtuar nga akuzat për korrupsion. Kështu ka vendosur Komisioni i Etikës I FIFA-s, i cili ka hedhur poshtë akuzat për korrupsion, për të cilat kuzohej ish-kreu i UEFA-s. Platini akuzohej se kishte përfituar 2 milionë franga në formë ryshfeti nga Sep Blater, ish-presidenti I FIFA-s, si pagesë për konsultimet që francezi kishte bërë nga viti 1999-2002. Blater e ka bërë pagesën nga llogaritë e FIFA-s, edhe pse Platini punonte për llogri të tij asokohe dhe jo të institucionit që drejtonte futbollin ndërkombëtar. Kjo pikë mbetet ende e paqartë dhe do të shqyrtohet të premten në Lozanë. Aty do të mbahet gjyqi që do të japë verdiktin final përsa i përket pezullimit 6-vjeçar të francezit. Për këtë çështje FIFA kishte kërkuar largim të përjetshëm nga bota e futbollit për Platini, por ky i fundit kishte apeluar dhe u dënua vetëm me 6 vjet pezullim me akuzën e konfliktit të interesit dhe ryshfetit. Pas seancës dëgjimore, ku do të flasë Platini, të premten në Lozanë do të merret vendimi nga trupi gjykues, i cili ka gjasa ta shpallë të pafajshëm francezin. Duket se do të jetë një periudhë e vështirë për ish lojtarin francez.
Villa favoriti për postin
Vendimi i CAS për të reduktuar dënimin e Michel Platini solli edhe vendimin e këtij të fundit për të dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të UEFA-s në Kongresin e ardhshëm që do të mbajë ky institucion. Kjo do të thotë se në qeverinë e futbollit europian do të ketë zgjedhje të reja për të përcaktuar kreun e ri të saj. Presidenti i Federatës Spanjolle të futbollit, Angel Maria Villar do të vendosë kandidaturën e tij për këtë post, lajm ky që bëhet i ditur nga e përditshmja “AS”. Vetë UEFA ka bërë të ditur se më 18 maj në Bazel do të mbahet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të saj për të përcaktuar hapat e mëtejshëm dhe këtu përfshihet edhe programi për zhvillimin e Kongresit Zgjedhor të Jashtëzakonshëm. Ky Kongres Zgjedhor, ku Villar duket se do të jetë kandidatura e vetme për president, pritet të mbahet në fillim të muajit qershor, vetëm pak ditë përpara fillimit të Evropianit të Francës.