Një shqiptar dhe 8 persona me shtetësi nigeriane janë arrestuar nga policia italiane në Padova pasi u kapën me 45 kg marijuanë dhe 60 mijë euro cash, të cilat u sekuestruan.
Sipas medieve italiane ky është operacioni më i madh i zhvilluar gjatë kësaj kohe për këtë qytet.
Shqiptari dyshohet të ishte koka e grupit që merrej me këtë veprimtari të jashtëligjshme.
Arrestimet janë bërë gjatë operacionit të koduar “Arrow”.