Varfëria ul numrin e lindjeve në Shqipëri, 20% më pak se një vit më parë

0
176

Në maternitetin e Fierit janë shënuar 20% më pak lindje për 5 muajt e parë të vitit në krahasim më të njëjtën periudhë të 2015-ës. Sipas mjekëve obstetër gjinekolog, çiftet e reja i përmbahen planifikimit familjar, por ndikohen edhe nga kushtet jo të mira ekonomike.

Reduktohet numri i lindjeve në rrethin e Fierit. Nga janari 2016 e deri në fund të prillit janë regjistruar 560 lindje 20% më pak në krahasim më të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që shifra është e përgjysmuar nëse bëhet krahasimi me vitet ‘90.

Sipas mjekut obseter në maternitetin Fier, Besnik Brahimaj, reduktimi i numrit të lindjeve ka sjellë dhe ulje të rasteve të aborteve si pasojë edhe e planifikimit familjar, por edhe e gjendjes ekonomike të jo të mirë të familjeve të reja.

Besnik Brahimaj: Në përgjithësi njerëzit kanë një tendencë për të ulur numrin e përgjithshëm të lindjeve, nga 3-4 që kanë qenë më parë, në 1 deri në 2 lindje. Ndërsa nummri i aborte ka një rënie më të madhe sepse edhe funksionon normalisht planifikimi familjar.

Sipas mjekëve obstetër gjinekologë, nga përgjysmimi i numrit të lindjeve pas 20 vitesh do të ndihet impakti nga plakja e popullsisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here