Baba Mondi në Vatikan, Papa Françesku i befasuar nga historia e martirëve shqiptarë

0
178

Ditën e sotme Kryegjyshi i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj është takuar në Vatikan me Papa Françeskun.

Mësohet se Baba Mondi është pritur në një takim nga Papa për rreth 45 minuta, gjatë të cilit është vlerësuar roli i bektashizmit në Shqipëri.

Papa Francesku ndër të tjera ka kujtuar vizitën e tij në Shqipëri, ndërsa u shpreh se shqiptarët janë në rrugë të drejtë, drejt zotit e përparimit.

“Kam mbresa shumë të mira nga vizita në Shqipëri, më bëri përshtypje rinia. Jam i befasuar nga historia e martirëve shqiptarë. Shqiptarët janë në rrugë të drejtë, drejt zotit dhe përparimit”, Papa Françesku.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here