Silvio Berluskoni ka dhënë bekimin e tij për të nisur një tratativë ekskluzive me grupin kinez që është i interesuar për të blerë 70% të Milanit. Lajmi u bë i ditur fillimisht nga agjennsia italiane e lajmeve ANSA. Për këtë arsye është mbledhur në një asamble të jashtëzakonshme dhe Këshilli Administrativ i Fininvest, kompanisë që kontrollon Milanin. Gjatë mbledhjes u formalizua dhënia e mandatit për administratorin e deleguar të Fininvest, Pasquale Cannatelli të firmosë akordin për tratativën ekskluzive për një muaj me grupin kinez që përfaqësohet nga ndërmjetësi italo amerikan Sal Galatiotto. Akordi gjithsesi nuk ka karakter detyrues, cka do të thotë se Berlusconi mund të ndryshojë mendje dhe të mbajë skuadrën pa u penalizuar nga ky hap proceduriual. Natyrisht që bëhet fjalë vetëm për hapin e parë të një negociate fundi i së cilës ende nuk mund të thuhet me saktësi. Këshilli Administrativ i Milanit u mblodh në orën 12.00 në një takim që zgjati rreth 40 minuta. Akti i fundit konfirmon që Milani është në merkato dhe praktikisht me hedhjen e kësaj firme ngrihen për një muaj të gjitha operacionet si për shembull blerje apo shitje, zgjedhje e trajnerit, apo rinovime kontratash. Ka nisur në kërtë mënyrë një tratativë e gjatë dhe komplekse që mund të sjellë shitjen e Milanit.