Policia e Durrësit ka zbardhur dhe ka dokumentuar ngjarjen për sekuestrimin e 5.5 kg heroinë, e cila do të transportohej në Itali nëpërmjet furgonit të një agjencie udhëtimi.
Blutë e Durrësit arrestuan personin e tretë, Gazmend Reka 45- vjeç i cili është edhe organizatori për transportin e drogës.
“Reka ka organizuar të gjithë veprën, ka gjetur heroinën dhe ka vendosur të paketuar në tavanin e furgonit që i përkiste një agjencie turistike.45 vjeçari ishte punonjës i kësaj agjencie”, sqaron policia e Durrësit.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Policia Kufitare në bashkëpunim Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, më datë 07.05.2016, kanë goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy shtetasve, konkretisht:
• Bledar Çapani 46 vjeç, banues në Tiranë;
•Lorand Dhëmbi 49 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi:
Më datë 07.05.2016, në pikën e kontrollit të automjeteve në vijën e dytë, në Portin e Durrësit, në mjetin furgon tip Benz me targa AA 517 DD(pasagjerësh), me drejtues shtetasin Lorand Dhëmbi dhe shoferin tjetër Bledar Çapani, u gjetën dhe u sekuestruan më cilësive e provave materiale:
• rreth 5.5. kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283 / a / 2 të Kodit Penal.