17 piktura, ndër to vepra të Rubensit, Tintoretos dhe artistëve të tjerë të rëndësishëm janë zbuluar në një zonë kufitare të Ukrainës, pasi u grabitën vjet nga muzeu Castelvecchio i Veronës në Itali. Veprat kanë një vlerë prej mbi 16 milionë dollarësh dhe do t’i rikthehen muzeut. Veprat ishin fshehur mes barit në një rajon në kufi me Moldavinë.