Prokuroria për krime të rënda, kërkoi dënimin me 2 vjet e 6 muaj burg për avokatin Arjan Kalaja, i akuzuar për “gjobëvënie” ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza. Kjo masë dënimi, tha prokurori nëse deklarohet fajtor I pandehuri të pezullohet duke dënuar me kusht për 3 vitet e ardshme nën vëzhgimin e Shërbimit të Provës. Sipas akuzës, gjatë procesit gjyqësor është provuar se Kalaja me anë t mesazheve telefonike ka kërkuar nga gjyqtari Thanza të paguaj në formë gjobë shumën prej 8 mijë dollarësh, duke i bërë shantazh për denoncime në media, për fakte që nuk ekzistonin. Me marrjen e këtij mesazhi, gjyqtari Thanza i është drejtuar policisë duke e denoncuar për mesazhin shantazhues. Ndërkohë i pandehuri ka pretenduar se mesazhi mund të jetë dërguar nga djali i tij, që tashmë ka ndërruar jetë, duke pretenduar se vet është ipafajshëm. Seanca është shtyrë për t’i dhënë kohë pergatitjes së mbrojtjes dhe më pas të shprehet gjykata me vendim.