Klemend Balili, “Escobari i Ballkanit”, sot Drejtor i Transportit Sarandë?

0
201

Drejtori i Transportit në Sarandë, Klemend Balili dyshohet se është organizatori i trafikut të 700 kg marijuanë të kapur një ditë më parë në Greqi. Ai është konsideruar  nga mediat greke si banori i drogës apo “Escobari i Ballkanit”. Sipas mediave fqinje, 44 -vjeçari ishte financuesi kryesor i rrjetit të trafikut të drogës dhe financues i një partie opozitare në Greqi, me lidhje të forta në qeverinë shqiptare dhe në qendër të akuzave të opozitës shqiptare për trafik droge. PD e ka akuzuar më parë Klemend Balilin si të lidhur me trafikun e drogës. Që ai është i kërkuar në Greqi e konfirmoi deputeti Genc Pollo. Ai tha për Report Tv se i kërkuari i drogës në Greqi është Klemend Balili, drejtori i Transportit për qytetin bregdetar të Sarandës.

Droga u kap në ishullin e Zakynthos në Greqi. 15 persona u arrestuan, nga të cilët 5 janë shqiptarë dhe 10 grekë. Mediat greke thonë se ky grup drejtohej nga një shqiptar. Dhe sipas opozitës shqiptare ai është Klemend Balili.

Opozita e kishte denoncuar atë që në vitin 2014 si të lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here