Kukësi në finalen e kupës, do arbitër të huaj

0
162

Me fitimin e Kupës së Shqipëri, që është objektivi më i rëndësishëm i sezonit, Kukësi pretendon që finalja e 22 Majit përballë Laçit të drejtohet nga gjyqtarë të huaj. Kërkesa është dorëzuar zyrtarisht në Federatën Shqiptare të Futbollit, ndërsa aty është përcaktuar edhe që arbitrat të jenë nga Europa Perëndimore. Preferenca është për gjyqtarë nga shtete të mëdha dhe me futboll të zhvilluar, si mund të jenë Italia apo Gjermania, duke shprehur specifikisht se nuk do të pranojnë gjyqtarë nga vendet e rajonit. Në tentativën që drejtësia në finalen e Kupës të vendoset nga arbitrat e huaj, Kukësi është shprehur i gatshëm që të marrë përsipër të gjitha shpenzimet. Kërkesa lidhet me faktin që në klubin veri-lindor pretendojnë se gjatë këtij sezoni janë penalizuar nga gjyqtarët, me vendime që kanë ndikuar në ecurinë e skuadrës gjatë këtij sezoni. Kjo është hera e tretë në po kaq finale të luajtura në tre vitet e fundit, që klubi i presidentit Gjici kërkon gjyqtarë të huaj në aktin final të trofeut. Në të dy rastet e mëparshme shkresa nuk u morr parasysh nga Federata Shqiptare e Futbollit, me Kukësin që i humbi finalet përballë Flamurtarit dhe Laçit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here