Mark Frroku përfiton gjykim të shkurtuar për vrasjen e një shqiptari në 1999 në Belgjikë

0
156

Ish-deputeti Mark Frroku përfitoi gjykim të shkurtuar për akuzën e vrasjes së një shqiptari në vitin 1999 në Belgjikë. Gjykata e Tiranës vendosi këtë të mërkurë të pranojë kërkesën e paraqitur nga avokati i Mark Frrokut për gjykim të shkurtuar.

Kjo do të thotë se në një proces më të shpejtë gjykimi për vrasjen e Aleksandër Kurti, Mark Frroku në rast dënimi, do të përfitojë ulje me 1/3 e vendimit që do të japë Gjykata.
Ish-deputeti akuzohet për vrasjen e një shtetasi shqiptar në Belgjikë, në vitin 1999. Gjithashtu, akuzohet për ndërtim të paligjshëm dhe fshehje të pasurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here