Gjobvënie 3 biznesmenëve, arrestohen 2 persona teksa po merrnin 50 milionë lekë (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga të policisë, pasi kanë kanosur një biznesmen për t’i marrë një shumë parash.Në saj të operacionit të koduar “BISS” u bë arrestimi i shtetasve:Sadik Dinga, 27 – vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “falsifikim monedhash” dhe Ervis Alla, 29 – vjeç, banues në Krujë, pronar i mobileri “Vllaznia”. Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, në momentin që këta shtetas po përgatiteshin të merrnin shumën e 50 milionë lekëve nga shtetasi I. A., 59 – vjeç, biznesmen (shoqëri transporti ndërkombëtar mallrash).

Nga veprimet hetimore të policisë, të kryera gjatë kësaj periudhe, ka rezultuar se këta persona dyshohen të jenë dhe autorë të ngjarjeve për veprën penale “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”:

Ndaj shtetasit B. K., 60-vjeç, biznesmen në dhënie me qera ambientesh ku i është kërkuar shuma e 50 milion lekëve.

Ndaj shtetasit A.L., (biznesmen mobilier), ndodhur në qytetin e Durrësit, ku i është kërkuar me anë të kanosjes shuma e 30 milionë lekëve në muajin Prill 2016.

Në cilësinë e provës materiale atyre u sekuestruan:

3 aparate celulare të markave të ndryshme

5 karta sim të kompanive të ndryshme

Sende këto, të cilat dyshohen të kenë shërbyer për kryerjen e veprës penale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim.

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko