Itali/Gënjen policinë, e tradhëton fatura e qirasë, në pranga për kultivim dhe shitje droge

0
164

Një shqiptar i dyshuar u ndalua nga policia tatimore në qendër të Kremones në Itali.

Me t’u marrë në pyetje, i riu shqiptar rezultoi se nuk kishte leje të rregullt qëndrimi në vendin fqinj. Shqiptari tha se po qëndronte disa ditë tek një kushëriri i tij, ku ishte i ftuar.

Gjatë kontrollit, burrit iu gjetën dy fatura qiraje në portofolin e tij, çka do të thotë se po gënjente. Banesa ishte në qendër të Kremones. Shqiptari u përpoq që të justifikonte.

Më pas, policia u vu në kërkim të shtëpisë, adresa e të cilës ishte e shënuar në faturat përkatëse. Policia ka gjetur doza të shumta substancash narkotike të ndara me porcione të gatshme për t’u shpërndarë.

Droga ishte e fshehur në vende të ndryshme, ndërsa kishte hashash dhe kokainë. Mediat italiane shkruajnë se atij ju sekuestrua edhe një peshore elektronike për drogën.

I riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur u arrestua për posedim droge. Vendimi i arresti u dha nga Gjykata e Kremones të mërkurën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here