Ky është shqiptari i vrarë sot në Zvicër (FOTO)

0
208

Një 42-vjeçar shqiptar me origjinë nga Kosova u gjet sot i vrarë pranë katedrales në qytetin Webergasse St. Gallen të Zvicrës.

Viktima është një 42-vjeçar, i papunë. Ai u gjet i plagosur rëndë me armë zjarri. Pavarësisht ndihmës së menjëhershme të mjekëve të urgjencës, burri nuk mundi të mbijetonte.

Mediat zivecrane shkruajnë se burri kishte qëndrim të jashtëligjshëm në shtetin zviceran.

Ai kishte veshur rroba pune në momentin e krimit. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari u takua me vrasësit në rrugën “Webergasse”.

Ende nuk dihen shumë detaje rreth vrasjes dhe as autorët. Dëshmitarët përshkruajnë autorin si një njeri rreth të 50-ve, i shëndosh dhe i veshur me xhinse blu të lehtë dhe me xhaketë të errët. Policia e kantonit të St.Gallen është duke kërkuar prova në lidhje me vrasjen.

zvicer

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here