Kryeministri Edi Rama akuzon PD se po i shmanget reformës në drejtësi pasi shemben piramida e sotme e drejtësisë dhe mekanizmat që ata i kontrollojnë. Në fjalën e tij në Kuvend Rama i ftoi sërish të votojnë reformën në drejtësi duke i hequr Shqipërisë një barrë të madhe dhe lejon hapjen e negociatave.
“Ju i ikni reformës në drejtësi sepse shemb piramidën e sotme të drejtësisë dhe të gjithë strukturat dhe mekanizmat që ju kontrolloni bie. Nuk do të ketë as Gjin as Gjon që mund të kalojë sistemin e vetingut nëse ka gjëra për ti treguar në ditën e diellit. Lërini alibitë. As Frroku as Hazi as Shullazi as Saliu nuk ju shpëton”