Skandali Seksual/ PD: Neveri, dëshmi e shtetit të Edi Ramës

0
193

Menjëhrë pas publikimit të videoskandalit të kryebashkiakut të Peshkopisë Shukri Xhelili, ka reaguar Partia Demokratike.

Në një deklaratë për shtyp, PD “shpreh neverinë për abuzimin ordiner të zyrtarëve të pushtetit të Edi Ramës.”

Sipas PD, kjo tregon se kriteret e qeverisë për të ofruar vend pune.

Deklarata e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike shpreh neverinë për abuzimin ordiner të zyrtarëve të pushtetit të Edi Ramës.

 

Pamjet filmike të transmetuara sot ne Ora Neës, ku Kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune janë një dëshmi më shumë se ku është zhytur shteti i Edi Ramës. Shtet i trafikantëve të drogës dhe prostitucionit, falsifikatorëve, gjobëvënësve, kriminelëve e tashmë dhe funksionare publikë që shfrytëzojnë mjerimin e grave dhe vajzave ku i ka zhytur kjo qeveri për t’u kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

 

Rasti i kryebashkiakut të Peshkopisë nuk është i vetmi por pason atë të Sekretarit të Koço Kokëdhimës, Agron Cane në Sarandë, të shefit të policisë së Velipojës, Ernest Paluku dhe të Luiza Tabakut në Lushnjë, ç’ka tregon se çfarë kriteresh ka kjo mazhorancë për të ofruar vende pune.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here