Arrestohet administratori i kompanisë së naftës, shmangu detyrimet tatimore e doganore për tre vjet

0
174

Agim Çako, u arrestua pas një hetimi të nisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Hetimit Doganor Tiranë  me Drejtorinë Rajonale të Hetimit Tatimor dhe Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Fierit. Sipas policisë 57 vjeçari, administrator i “A&A OIL 10” akuzohet për “Fshehjen e të  ardhurave”, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave apo formularëve”.

Shmangia e detyrimeve tatimore e doganore, sipas njoftimit të policisë është bërë 3 vjet më parë për periudhën 2010 -2013. Bëhet fjalë për një  5247,89 Ton naftë bruto me një vlerë prej 179.594.750 lekë.

Akuzat kundër Agim Çakos janë “Fshehje e të  ardhurave”, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave apo formularëve”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here