Deputeti Spahiu: Rama t’u kërkojë falje dibranëve për Shukri Xhelilin, e propozoi si njeri të denjë

0
156

Deputeti i LSI në Dibër, Përparim Spahiu komentoi videon e skandalit seksual ku kryetari i Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, tashmë i shkarkuar nga detyra, shfaqet duke i kërkuar favore seksuale një vajze në këmbim të një vendi pune.

Spahiu e quajti “shumë të rëndë ngjarjen”. Ndërsa duke iu përgjigjur interesimit të Ora News që e publikoi videon e skandalit seksual, mbi një shkrim të tij të disa muajve më parë, ku shprehte publikisht pakënaqësinë ndaj Xhelilit, ai u përgjigj: “është një histori e kaluar ajo. Dua të theksoj që kjo duhet të shoqërohet edhe me një kërkesë për falje të personave që e kane propozuar, t’u kërkohet falje atyre qytetarëve të Dibrës nga ata që e kanë propozuar”.

I pyetur nëse e ka fjalën për kryeministrin, i cili e ka prezantuar personalisht Xhelilin, si njeriun e duhur për Dibrën, ai tha: “kryeministri, deputeti i zonës, të gjithë ata që e propozuan”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here