I prenë kokën në Greqi, zbulohen toto të tij dhe video nga vendi i ngjarjes

0
178

Mediat greke vazhdojnë ta ndjekin vrasjen e 26 vjeçarit shqiptari Bledar Tërpollari, i cili u gjet me kokë të prerë pak ditë më parë. Ato kanë publikuar foto të tij si dhe video nga vendi ku flinte shqiptari.

Mediat greke hedhin dyshime se vrasja e tij mund të jetë kryer edhe nga shtetas grekë.  Kufoma pa kohë u gjet mëngjesin e të hënës (09/05/2016) nga një fermer që e kishte punësuar prej dy muajsh shqiptarin.

Vrasja brutale e të riut në Potamia të Komunës së Sulit Thesprotia ka shkaktuar jehonë tek komuniteti lokal.

Duke përmendur median shqiptare, mediat greke citojnë nënën e viktimës, e cila kërkon zbardhjen e ngjarjes, duke theksuar se i biri kishte shkuar në moshë fare të re në emigracion.

Sipas medieve vendase, i riu Tërpollari është arrestuar në Shqipëri për posedim droge dhe me t’u liruar ka shkuar në Greqi.

Edhe zbulimi i tablateve telefonike nuk ka dhënë prova për vrasjen makabre.

shqi-2  hgjh

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here