Pallati 17 katësh te diga/Veliaj akuza Bashës për lejen. Berisha: Studimi i pjesshëm i projektit propozim i Ramës

0
154

 

Berisha: “Tani përa i përket asaj që shpifni e trilloni nga vendi, ta dini mirë se ato leje i ka dhënë Edvin Kristaq Rama. Unë kam qenë kryeministër dhe Edvin Rama ka sjellë në KKRRT studimin e pjesshëm për ndërtimet në atë zonë”

Ndërtimi i pallatit tek diga e Liqenit Artificial nuk i ka shpëtuar dot debateve dhe diskutimeve në parlament. Një ditë më parë kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ka protestuar para Gjukatës Administratiove të Apelit për vendimin e marrë në lidhje me këtë projekt. Ka qënë Ish-Kryeministri Sali Berisha që i ka kërkuar nga PD-së  që të nisë procedurat për shkarkimin e Erion Veliajt pas protestës që bëri përpara Gjykatës një ditë më parë. Gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti Sali Berisha ka dënuar me ashpërsi protestën e organizuar nga kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj para Gjykatës Administrative për pallatet te Diga e Liqenit.  “Turpi juaj që rrethoni gjykatësit për të marrë vendimet me forcë. Kjo është reforma që doni të bëni ju. Veliaj përdori pushtetin për të asgjësuar gjykatën. Rrethimi i gjykatës, është rrëzim i themelit kushtetues. Ju dje keni asgjësuar shtetin”, – tha Berisha. Më pas Berisha, shtoi se do t’i kërkojë Grupit Parpamentar të PD-së të nisë procedurat për të shkarkuar Veliajn. “I bëj thirrje grupit parlamentar të PD të nisë menjëherë procedurat për shkarkimin e këtij rrugaçi që rrethon gjykatat, për shkarkimin e këtij eksponenti të shpërfytyruar nga çdo normë dhe standardi. I bëj thirrje të kërkoj shkarkimin e tij, ndërprerjen e mandatit duke ju referuar neneve të kushtetutës, dhe ligjeve që ndalojnë dhe kanë shpallur vepër penale presionin ndaj gjykatësit dhe gjykatave. I bëj thirrje prokurorit të përgjithshëm të ngrihet fuqishëm në mbrojtje të ligjit dhe të vendosë këtë rrugaç kushtetues para ligjit para kushtetutës dhe ti japë vendin e merituar. Kjo është drejtësia që duhet të bëjnë këta”. Sipas Berishës, “zgjidhja është revolucioni demokratik i qytetarëve shqiptarë, që sa më shpejt të nisë, aq më shpejt do t’i japë fund këtij degradimi në të gjithë sektorët e shoqërisë”. Edhe Unioni i Gjyqtarëve dënoi dje gjestin e Erion Veliajt duke rrethuar Gjykatën e Administrative dhe duke i bërë presion gjyqtarëve për vendimin.

Studimi i pjesshëm i projektit propozim i Ramës

Më tej Berish në fjalën e tij shtoi: “Tani përa i përket asaj që shpifni e trilloni nga vendi, ta dini mirë se ato leje i ka dhënë Edvin Kristaq Rama. Unë kam qenë kryeministër dhe Edvin Rama ka sjellë në KKRRT studimin e pjesshëm për ndërtimet në atë zonë. Unë, për shkak të kundërshtive të mëdha, përpiqesha të shmang kthimin mbrapsht të kërkesave të tij si kryetar bashkie, dhe si kryetar i opozitës, dhe unë në një farë mënyre vetëpërmbahesha. I kam miratuar propozimin e Ramës, cilido të shojë të marrë vendimin dhe do shohë se kam miratuar pallate 5-katëshe ndërkohë që Rama i çoi në 17katëshe, jo Berisha por Rama i çoi në 17-katëshe. Por po e lëmë kët. Aty është një proces gjyqësor dhe as Edi Rama, as Sali Berisha dhe askush nuk ka ka të drejtë të rrethojë gjykatën me një institucion shtetëror. Ju keni asgjesuar shtetin dje, por keni asgjesuar veten tuaj jo shtetin sepse shteti ju jeni, ju jeni shumica, ne jemi opozitë. Po a ka akt më të shëmtuar? Unë dhe nëpër filma nuk kam parë. Ky është turpi juaj. Parti që rrethon gjykatën për të marrë vendimet me force”. S. Baleta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here